Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, se Londra dhe Parisi janë gati të vendosin prani ushtarake në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Duke folur për rolin e dy vendeve në fazën pas konfliktit, Starmer theksoi se prania ushtarake do të synojë mbështetjen e stabilitetit dhe zbatimin e marrëveshjes së mundshme të paqes.
Britania dhe Franca janë ndër mbështetëset kryesore të Ukrainës që nga nisja e agresionit rus, duke ofruar ndihmë ushtarake, financiare dhe diplomatike.
Lajmi kryesor:
Samiti i Vullnetmirëve në Paris/ Zelensky, Macron dhe Starmer nënshkruajnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë: SHBA-të do të mbikëqyrin armëpushimin! Edhe Rama në takim









