Kryeministri Edi Rama, pasi Bashkimi Europian mori vendimin për zhbllokimin e fondeve, u shpreh se presidentja Vjosa Osmani shkëlqeu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria sot gëzon respekt dhe vlerësim maksimal në Bruksel.
“Kemi përmbyllur mbrëmë një samit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, që ka qenë inkurajues dhe i suksesshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Presidentja Osmani ka shkëlqyer dhe, me fjalë bindëse dhe punë këmbëngulëse, ia ka dalë që të zhbllokojë fondet e bllokuara prej disa kohësh nga BE-ja.
Për Shqipërinë jemi në kushte që nuk kemi qenë ndonjëherë: të respektuar dhe të vlerësuar maksimalisht në tempullin e Europës në Bruksel, ku qëndrimi im ka qenë ai që dini. Qëndrimi im ka qenë troç, i drejtë dhe pa dorashka. Unë them atë që mendoj dhe bëj atë që thonë. Detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte, sepse duhet të jemi pjesë e BE-së. Në fjalën tonë e themi hapur, drejt në sy, dhe kjo na e ka rritur vlerën në këto tryeza. Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim. Kam përsëritur tezën time se anëtarësimi ynë dhe i Ballkanit duhet përshpejtuar. E them pa modesti që ju kam nderuar", përfundoi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama drejt Hagës: Do takoj komandantët e UÇK-së, Thaçi prej vitesh mbahet peng në qeli! Proces farsë, uroj që në 2026-ën të jepet pafajësi










