Samiti 'Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri', Rama: Shqipëria është një leksion i rrallë për solidarizimin me të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave la pas edhe një shkatërrim të gjerë dhe mijëra familje të pastreha. Në kuadër të rindërtimit të Shqipërisë pas këtij tërmeti në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që synon solidarizimin për të mbledhur fonde dhe nëpërmjet turizmit për fazën e rindërtimit te vendit tonë.

Në këtë samit për herë të parë u bënë bashkë ministrat e turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, te Kroacia, Sllovenia, e Serbia. I pranishëm ne këtë takim ministri i Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se duhet të mësojmë të jemi solidarë me njerëzit në nevojë ashtu siç u solidarizum me të prekurit me tërmetin.

Ka qenë Organizata Botërore e Turizmit që nxiti bashkimin e gjithë rajonit në Tiranë, për të ndarë përvojat, për të qenë bashkë në përballimin e fatkeqësisë dhe sidomos për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm turistik.

Ndërkohë edhe kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria duhet t'i tregojë botës së një leksion i rrallë në turizëm për sa i përket solidaritet duke marrë shkas nga solidariteti i lartë i sektorit të turizmit për të ndihmuar mbi 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjë që nuk është parë askund  ku fatkeqësitë janë përballuar në çadra dhe jo në hotele me 5 yje, si në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
'Shtëpia të jetë e Zotit dhe e mikut...', Klosi: Durrësi gati për të pritur turistët (VIDEO)

'Është në traditën e shqiptarit që Shtëpia të jetë e Zotit dhe e Mikut', kështu është shprehur ministri i Turizimit Blendi Klosi,  në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që po zhvillohet sot në Tiranë, në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Organizojmë këtë samit për të treguar se Shqipëria ka tashme një ofertë turistike te konsoliduar, te qëndrueshme dhe në cdo kohë. Mijëra familje gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Ata u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare, siç kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyre më të keqe. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptar. Në rritje 2 fishore nga 2.2 milion turist në vitin 2013 ne 6 milion vitin e kaluar dhe 6.5 milion këtë vit. Shqipëria tashme ka hyre ne listen e vendeve me industri turizmi konkuruese. Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë. Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkuretë, ne jemi bashkëpunues. “, u shpreh Klosi.

Ora 10:01
Rama: T'i tregojmë fqinjëve se Shqipëria është një leksion i rrallë i turizmit

Kryeministri Rama teksa merr pjesë në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri" ka deklaruar se Shqipëria është gati që tu tregojë vendeve fqinje se vendi ynë Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.

"Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin.Jemi gati t'i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm." shkruan Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 14/01/2020 23:09

    SI JENI GATI JU MOR HORRA,,E KENI BERE DURRESIN KATASTROFE ME PALLATE,,,KU DO TI PRESESH TURISTET NEPER PALLATE ,,QE JANE NGJITUR ME NJERI -TJETRIN,,,NE VEND QE TE NDERTONIT RESORTE TE MEDHA SIC JANE NE AMERIKE ,,,BETE PALLATE ,,JU VRAFTE ZOTI,,FUTUNI NE INTERNET O KLOSI O KUNGULL DHE SHIKO SESI E KA BERE AMERIKA ATLANTIK CITY QUHET,,SI E KANE BERE ATA DUHEJ TA BENIM DHE NE,,,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd