KALIFORNI - "Samsung" do të kundërshtojë vendimin e gjykatës amerikane që e detyron t'i paguajë kompanisë "Apple" shumën prej 1 miliard dollarë për shkaktim dëmi. Gjykata Federale në Kaliforni, të premten e gjeti fajtor "Samsung"-un, për shkelje “me dashje” të disa patentave të "Apple" në krijimin e produkteve të veta.
Rrjeti CNN raporton se në një deklaratë të kompanisë "Samsung" konfirmohet hartimi i një teksti kundërshtimi për vendimin e gjykatës. “Do të paraqesim menjëherë mocionet për të përmbysur këtë vendim të gjykatës.
Nëse nuk kemi sukses, do të apelojmë vendimin në gjykatën e apelit”, thuhet në deklaratë. Ndonëse kompanitë kanë paditur njëra-tjetrën edhe në Britani, Australi dhe Korenë e Jugut, gjykata nuk dha asnjë vendim në favor të "Samsung".
Të drejtat e teknologjisë dhe inovacionit në sektorin e telefonave të lëvizshëm duket se do të ashpërsojnë edhe më tej konkurrencën mes dy kompanive.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com