Milan dhe Inter kanë projektuar një stadium të ri, në vendin ku është "San Siro" aktual. Përfaqësues të Milan thanë dje se kuqezinjtë e dëshirojnë me çdo kusht stadiumin, edhe nëse Inter heq dorë nga plani i ndërtimit. Projekti është në fazën e konsultimit publik dhe deri në 18 nëntor do përfundojnë dëgjesat, me Gazzetta dello Sport që bën me dije se shumë shpejt bashkia e Milano do dalë me një vendim që do i dërgohet klubeve.
"Dritë në fundin e tunelit", për këtë foli Ivan Gazidis në takimin e sotëm, duke dhënë shpresë për kuqezinjtë. Deri në këto momente plani qëndron i njëjtë dhe nuk ka arsye për ndryshime arkitekturore, teksa kosto e operacionit arrin në 1.3 miliardë euro. Ndërtimi i stadiumit nis në 2024 dhe përfitimet sezonale për secilin klub do jenë afro 40 milionë euro.