Rusia ka vendosur të hakmerret ndaj vendeve perëndimore të BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke ndaluar importin e shumicës së produkteve që prodhojnë këto shtete. Lajmi u dha kryeministri, Dimitry Medvedev i cili tha se ndalimi do të ketë afat 1-vjeçar dhe mund të hiqet vetëm në rast se BE dhe SHBA japin prova për një përafrim konstruktiv. Sanksionet do të përfshijnë fruta, perime, mish, peshk, qumësht dhe importet e tij. 

Vendimi pason një dekret të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, në të cilën urdhëronte qeverinë të ndalonin importimin e ushqimeve nga vendet që kanë vënë sanksione ndaj Moskës, e cila fajësohet për shkak të mbështetjes që i jep rebelëve në lindje të Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë që në muajin mars. Medvedev tha gjithashtu se Moska është gati të marrë edhe një vendim tjetër për ndalimin e fluturimeve. Me përjashtim të linjave ajrore nga Siberia, rusët parashikojnë të rrisin në mënyrë të konsiderueshme edhe kostot dhe kohën fluturuese për shumë avionë të destinuar në rajonet aziatike. 

Muajin e kaluar, BE dhe SHBA forcuan sanksionet ruse, duke aplikuar kufizime në sektorët kyçë të ekonomisë si dhe ndaj disa individëve.

Redaksia Online