GJERMANI - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur sot se për momentin nuk ka plane për sanksione të mëtejme ndaj Rusisë, por u shpreh e pakënaqur që marrëveshja e armëpushimit ishte shkelur si dhe për zgjedhjet rebele në lindje të Ukrainës.
 
“Nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e marrëveshjes së Minskut, sepse pjesë të mëdha të marrëveshjes nuk po zbatohen. Përveç kësaj, sanksione të mëtejshme ekonomike nuk janë planifikuar për momentin, pasi jemi fokusuar në situatën humanitare në linde dhe për një armëpushim të vërtetë”, tha Merkel duke shtuar se armëpushimi dhe respektimi i kufijve të Ukrainës janë shkelur.
 
Kancelarja tha se do të bisedojë me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe atë rus, Vladimir Putin për të përsëritur synimet për një armëpushim real si dhe për futur në listën e sanksioneve edhe zyrtarët e sapozgjedhur separatistë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)