Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, në të cilën përfshihet ndalimi i importit të arit rus dhe disa ndryshime të tjera ligjore me qëllim për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.

Presidentja e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyn, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, njoftoi se shtrëngimi i sanksioneve kundër Rusisë  dhe zgjatja  e tyre deri në janar 2023 janë një përgjigje e luftës së saj brutale kundër Rusisë.

"Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon e pandërprerë. Prandaj ne propozojmë sot të shtrëngojmë sanksionet tona të BE-së kundër Kremlinit, t'i zbatojmë në mënyrë më efektive dhe t'i zgjasim deri në janar 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj.", shkruan Ursula von der Leyn në Twitter. 


Lajmi kryesor:

Kievi: Moska ka intensifikuar sulmet ndaj civilëve