Sanremo bashkon pas 24 vitesh
Al Bano e Romina: Me "Felicita"

Sanremo bashkon pas 24 vitesh<br />Al Bano e Romina: Me
Është bërë tashmë e ditur zyrtarisht se çifti italian i mirënjohur edhe në Shqipëri të këngëtarëve Albano Carrisi dhe Romina Powerdo të jenë të ftuar nderi në natën e parë të festivalit të organizuar nga Carlo Conti. "Hera e fundit ishte në 1991, si ikën koha!"- janë shprehur ata.  
 
Al Bano dhe Romina kanë qenë çift jo vetëm në skenë, por edhe në jetë duke u kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre nga viti 1970 deri në vitin 1999 kur është zyrtarizuar edhe ndarja e tyre.
 
Viti 1991 ka qenë dalja e fundit e tyre në skenën e Sanremos, ndërsa në vitin 1993 ka qenë albumi i fundit i përbashkët i lëshuar nga çifti të cilët për disa vite u shkëputën nga bota e muzikës duke u përqendruar në kërkimin e vajzës së tyre.
 
Sanremo 2015 do të mbahet në 10-14 shkurt dhe do të jetë edhe këtë herë një festival i mbështetur në traditë i combinuar me binomin zemër-dashuri, me melodi dhe kthime të mëdha. Irene Grandi ishte zhdukur për pesë vjet; Alex Britti prej 9 vitesh, ndërsa Gianluca Grignani sjell në mendje skenën e 20 viteve më parë që nga fillimet e tij.

“Duhet të isha patjetër në natën e parë”- ka thënë Al Bano. “Pastaj menuja muzikore, me të gjitha hitet klasike që i bënë ata të famshme do të hapet me këngën Lumturia."- Tha Karrizi - ose me këngën “Come va come va, tutto ok ok” që ka qënë çmenduria e kohës. Ose mund ta nisnim me “Chi sara”. Megjithatë, skaleta përfundimtare nuk është vendosur ende. “ Për dy ose tre ditë ne do të vendosim, duhet të këndojmë hitet tona që të gjithë i njohin mirë. “Il Ballo del Qua Qua” kjo këngë nuk ka qenë kurrë në SanRemo dhe, edhe në qoftë se këtë këngë e dinë më pak kjo është për shkak se iu kushtua politikanëve të momentit dhe ishte viti 1982. për këngët e tridhjetë viteve më parë, ndoshta edhe mund të gjendet një vend në skalet pasi janë këngë historike.
 
Redaksia online
(F.M/a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë