Sanremo? Elhaida: Kurrë mos thuaj kurrë

Sanremo? Elhaida: Kurrë mos thuaj kurrë
19-vjeçarja Elhaida Dani me zërin e saj të mrekullueshëm dhe me këngën “When love calls your name” të shkruar nga Riccardo Cocciante ka triumfuar në edicionin e parë të “The Voice Of Italy” duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Shkodranja është në qiellin e shtatë dhe në një intervistë për Tgcom24 e lumtur tregon se ka shkuar në Itali sepse e dashuron muzikën e këtij vendi.

Pyetjes nëse kishte dyshime apo frikë që do të penalizohej nga fakti që ishte shqiptare në një spektakël Italian Elhaida I përgjigjet thjesht:”Zëri është ndërkombëtar”.

Në vitin 2009 ke fituar Star Academy në Shqipëri dhe vitin e kaluar ke pasur sukses në Top Fest.Pse vendose ta nisësh nga zero në Itali?

Besoj se kurrë nuk duhet të kënaqesh dhe mendova se ishte e drejtë që të provoja veten edhe ne Itali.Unë e dashuroj vendin dhe muzikën tuaj.

Nga votat që kam marrë duket se zëri im është vlerësuar shumë nga italianët.Më duhej ta provoja….

Kur ke menduar të vish në Itali?

Kam njohur disa miq italinë në një festival vitin e kaluar dhe kam folur me ata për mundësinë për të ardhur në Itali.Dhjetorin e kaluar jam përpjekur të mësoj gjithcka nga gjuha juaj.

Jam përpjekur dy vite më parë të bëhem pjesë e “Amici” por nuk ia kam dalë.

"The Voice” e njihja si program sepse është më pëlqen shumë version amerikan.

Dhe ç’farë ndodhi më pas?

I kam dërguar një video produksionit me një performancë timen në një festival në Shqipëri dhe më kanë pëlqyer.

Në fillim je pëlqyer nga të katër anëtarët e jurisë dhe më pas ke zgjedhur Coccianten,pse?
Ëndrra ime ishte pikërisht që të punoja dhe të bëhesha pjesë e skuadrës së Riccardo Cocciantes sepse këngët e tij I kam dëgjuyar që kur isha fëmijë falë prindërve të mi.

Çfarë të ka mësuar Riccardo?

Gjithmonë më ka qëndruar pranë dhe është përpjekur të më mësojë një gjë shumë të rëndësishsme,t’I transmetoj publikut emocione.

Mbrëmjen e djeshme e pashë të qetë dhe të kënaqur nga unë.

Besoj se kjo është fitorja ime më e madhe.

Mes Veronica, Timothy e Silvia sipas teje kush e meritonte të fitonte?

Silvia sepse ka një zë elegant dhe shumë të bukur.

Kujt ia dedikon fitoren?

Prindërve të mi sepse kanë besuar tek unë që në momentin e parë.

Ke fituar një kontratë me shtëpinë diskografike Universal. Ke ndonjë dëshirë për albumin tënd?

Me siguri do të jetë I zhanrit melodic dhe pop.

Do doja që të kishte edhe këngë italiane,njëra me siguri e shkruar nga unë.

Gjithsesi në ditët në vijim me shtëpinë diskografike do të flasim gjatë për këtë projekt dhe se si do veprojmë.

Plan për ndonjë duet?

Më pëlqen shumë Beyonce por e di që nuk do të jetë e mundur(qesh).

Është synimi jot festivali I Sanremos?

Më duhet të marr veten nga kjo ëndërr por kurrë mos thuaj kurrë. Sanremo? Elhaida: por kurrë mos thuaj kurrë.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm