TIRANE - Dy kushërinjtë nga Fushë-Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi të dyshuar si të implikuar me atentatin ndaj bankierit Artan Santo, do të qëdnrojnë në burg për 15 ditë.
Ky afat është kërkuar nga organi akuzës pasi brenda dy javëve pritet që të dalë dhe ekspertiza e teshave të dy kushërinjve nga Fushë-Kuqja nëse ka apo jo prezencë baruti në rrobat e tyre si dhe ekzaminimi i qelizave të telefonave të tyre për të parë nëse kanë lëvizur në itinerarin e atentatorëve.
Prokuroria akuzon për mbajtje municioni pa leje dy djemtë nga fushë kuqa, si dhe është duke kryer verifikime për ta në lidhje me dëshmitë e dhëna për dijenin që këta shtetas kanë për vrasjen e bankierit Santo.
Kjo masë arresti sipas avokatit të tyre mbrojtës është e paligjshme, pasi dhe arrestimi i tyre është bërë me shkelje proceduriale.
Seanca ndaj kushërinjve Gjozi është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa ka qenë gjykatësja Arjana Licaj e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg me afat 15 ditë.
Të dy kushërinjtë përfunduan në pranga të policisë, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Santos, pasi Klodian Gjozi ishte pronari i motorit me të cilin dy killerat ndoqën dhe ekzekutuan Santon, por aktualisht policia ka konfirmuar se motorri i Klodianit është model i ngjashëm, por jo motori i atentatit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO