TIRANE- Hetimet e prokurorisë së Tiranës për identifikimin e vrasjes së bankierit Artan Santo, tashmë janë përqëndruar në zbulimin e origjinës së motorit që u gjet në ambjentet e servis “Liu” në Fushë-Kuqe. Pak ditë më parë prokuroria e kryqytetit ka tërhequr nga prokuroria e Durrësit dosjen penale të mbëritur nga autoritet greke, të cilat disa muaj më parë u kërkonin ndihmë nëpërmjet një letërporosie palës shqiptare, për identifikimin e autorëve që kishin vjedhur në Greqi të tipit “Suzuki”.