KORCE - Ish-Presidenti Bamir Topi, duke folur nga qyteti i Korçës për vrasjen e bankierit dhe botuesit Artan Santo, bëri apel që politika të bëjë më pak propagandë duke shtuar se asnjë pushtet nuk do të ketë mbështetje nëse nuk garantohen instrumentat e shtetit
 
Topi nënvizoi se fakti i vrasjes së tij në vendin e punës, tregon sipas tij që krimi ka kohë të mendohet dhe të japë sinjale për ata që janë në pushtet. Ndër të tjera Topi tha se kjo nuk është thjesht një çështje e qeverisjes por që ka të bëjë sipas tij me garancinë e instrumentave ligjore.
 
“Politikanët të bëjnë më pak propagandë dhe asnjë pushtet mos mendojë se do ketë mbështetje nëse nuk garanton instrumentat e shtetit. Çdo vrasje është e rëndë. Këtu është çështje e garancisë se instrumentave ligjore. Të shkoj e me paramendim për ta vrarë aty ku ishte vendi i punës tregon që krimi ka kohë të mendohet dhe të japë sinjale për ato që janë në pushtet. Askush nuk mund të japë nota pozitive për një situatë që ofron ngjarje nga më të tmershmet. Çështja nuk është thjesht tek qeverisja.” tha Topi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)