Santos: Ndeshja e vështirë, fitorja me
kuqezinjtë hap gjigand drejt Euro '16

Santos: Ndeshja e vështirë, fitorja me<br />kuqezinjtë hap gjigand drejt Euro '16
Trajneri i Portugalisë Fernando Santos është i ndërgjegjshëm se një fitore ndaj Shqipërisë do ishte një hap i madh drejt Europianit por sqaron se të gjitha ndeshjet e mbetura janë të rëndësishme.

”Nuk është një ndeshje finale pasi matematikisht nuk zgjidhet asgjë pot të fitojmë ndaj Shqipërisë do ishte një hap gjigant drejt kualifikimit”.

Luzitanët e kanë studiuar në detaje skuadrën e De Biasit dhe e dinë se ç’farë do i presë të hënën.

“Shqipëria është një skuadër super e motivuar pasi është shumë pranë një kualifikimi historik. Kanë mbështetjen e tifozëve duke qenë shumë agresivë,bën shumë presion. Ata do mundohen të prishin lojën tonë dhe të përfitojnë nga gabimet e skuadrës sime. Është një ndeshje që duam ta fitojmë por e dimë që do hasim shumë vështirësi. Cristiano Ronaldo është shumë i motivuar dhe do e ndihmojë Portugalinë me golat e tij.” nënvizon tekniku portugez.Portugalia mban vendin e parë në grupin I me 12 pikë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim