Santos: Polonia dhe ne të njëjtin stil
ata kanë Levën, por ne kemi Ronaldon

Santos: Polonia dhe ne të njëjtin stil<br />ata kanë Levën, por ne kemi Ronaldon
Portugalia është gati për çerekfianlen me Poloninë dhe e di mjaft mirë që ky do jetë shansi i luzitanëve për të shkuar pse jo deri në finale.

Trajneri Fernando Santos sërish mbrojti yllin dhe kapitenin e skuadrës Ronaldo duke thënë: ‘Ronaldo është një lojtar i madh dhe për lojtarë të kalibrit të tillë flitet çdo ditë ashtu siç flitet edhe për Levandovskin, Nojerin dhe të tjerë'. Santos analizoi edhe kundërshtarët. 'Polonia ka katër apo pesë futbollistë shumë të mirë dhe është një skuadër shumë e fortë, këtë e tregoi edhe në ndeshjet e grupeve. Në çdo ndeshje që kemi luajtur në këtë kompeticion ka qënë shumë e vështirë por jemi të përgatitur si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht', sqaron trajneri i luzitanëve.

Mbrojtësi i krahut të majtë Rafael Guerrero dhe mesfushori Andre Gomes kanë pasur probleme ditën e djeshme dhe vetëm sot do të vendoset nëse ata do jenë apo jo pjesë e formacionit. Në fund Fernando Santos e mbyll duke treguar se çfarë ndeshje e pret: ‘Besoj se do jetë një takim i balancuar pasi edhe Polonia e pëlqen mbajtjen e topit dhe është një skuadër me strategji të përcaktuar mirë. Kur ne të kemi topin do përpiqemi të sulmojmë shpejt dhe të shënojmë',  përfundon Santos.

Poloni-Portugali luhet në mbrëmjë në orën 21:00 në stadiumini ‘Velodrome’ në Marsejë dhe do gjykohet nga gjermani Feliks Bryzh.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen