U hapën listat, opozita në parlament zyrtarizon partinë e re: Lëvizja Demokratike Shqiptare, forca e ndryshimit

U hapën listat, opozita në parlament zyrtarizon partinë e re: Lëvizja Demokratike Shqiptare, forca e ndryshimit

TIRANE-Skenës politike shqiptare i shtohet një parti e re. Tre orë pasi u miratuan ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave, grupit demokrat në Kuvend ka zyrtarizuar lëvizjen e re politike me të cilën do të përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Deputeti Halit Valteri ka zbuluar emrin e partisë së re që do të krijojnë grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare, që sipas Halit Valterit do të jetë forca e ndryshimit.

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare pritet që të jetë Myslym Murrizi i cili edhe sot u shpreh në Kuvend se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të dalin para popullit me fytyrë dhe emër.

"Ndryshimet kushtetuese te dites se sotme i dhane ze si asnjehere tjeter demokracise ne vendin ton. Pasi nga dhe drejta dhe votat buron edhe demokracia.

Sot, si asnjehere tjetërer me pare sollem voten tek qytetari shqiptarët. Zvogeluam fuqine e partise qe mund te jete e centralizuar teresisht brenda nje grupi te vogel te personave qe jane pas afer figurave kyce brenda politikave subjektive.

Sollem mundesine qe votuesi te votoje kandidatin qe do dhe jo ate qe ia komunikon partia. Sollem instuticionet tek qytetari, por edhe i dhame ze dhe forca e qëndrimit perballe qytetarit" shkruan Halit Valteri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pronesi me drejtesi: 30/07/2020 23:55

    Neqoftese do te rishikosh ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave qe pronat e uzurpuara nga oligsrket hajdutet ti sekuestrosh dhe tjua kthesh pronareve te ligjshem dhe te tjerat qe nuk mund te kthehen ti kompensosh me vleren reale te tregut votat i ke 100%100.

    Përgjigju
  • Tosi: 30/07/2020 19:54

    Urime Myslym per levizjen e re. Je megjithemend demokrat i paster jo vagabond si Muli horri dhe Xhelal mendjeziu manjaku seksual i kamzes. Myslym te uroj suksese , te jap fjalen se do votoj familjarisht per forcen tuaj . Dhe nje here suksese.

    Përgjigju
    • Kaso: 30/07/2020 22:42

      Sa i paster lere lere. Me Nor Shametin do e beje partine e re? Ca imoraliteti ka plasur, te keqen e Zogut apo Enverit.

  • Melton: 30/07/2020 17:22

    Nuk mund te kete ndryshime kushtetuese ne kodin zgjedhor. Sepse kushtetuta eshte tjeter e po ashtu kodi zgjedhor. Mbase mungon ndonje presje. Pyetja nuk eshte formuluar drejt. Nuk e kuptoj nese pyetja eshte qe jam dakort me te dyja se sben. Psh. Mund te jem dakort me listat e hapura por jo ndryshimin e kushtetutes per koalicionet. Jane disa arsye per kete formulim te pyetjes. Ndikimi ne rezultat,hartuesi nuk e njeh gramatiken e gjuhes shqipe, e ka perpiluar pyetjen ndersa nje shok kishte gjysem ore qe priste per te pire kafe. Flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike