Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi, 4 kryeqytetet më të ndotur në botë! Në Bosnje, 5500 vdekje në vit nga smogu

Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi, 4 kryeqytetet më të ndotur në botë! Në Bosnje, 5500 vdekje në vit nga smogu

Ngricë dhe smog në Ballkan, ku janë katër nga qytetet më të ndotur në botë.

Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi janë mbështjellë brenda një reje gazesh ndotëse. Shkaku janë makinat e vjetra me naftë, përdorimi i lartë i qymyrit në termocentrale dhe ngrohja me soba druri në banesa.

Në Bosnje ka 5,500 vdekje çdo vit për shkak të këtij ajri. Të gjithë vuajnë, përveç politikanëve, të cilët injorojnë problemin.

Fëmijët janë më të prekurit dhe shpesh vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes në forma më të zgjatura se sa bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera.

Në qytete si Sarajeva dhe Shkupi, të rrethuar me male, smogu nuk ka rrugë shpëtimi dhe përqendrimi i tij në ajër është i lartë.

Për t’u larguar nga qyteti banorët shfrytëzojnë malet për të marrë frymë në ajër të pastër, ajër dimri. Në lartësitë e Sarajevës prej nga ku në kohën e luftës së viteve 90 serbët kërcënonin qytetin, banorët rizbulojnë diellin duke soditur batanijen gri toksike që rrethon minaret dhe rrokaqiejt e epokës së titizmit.

Në Serbi, qeveria ka paralajmëruar banorët të shmangin aktivitetin fizik - veçanërisht ata me kushte të cënuara shëndetësore si astma. Kryeministrja Ana Brnabic fajësoi për situatën ngrohjen e shtëpive me dru dhe qymyrë dhe makinat e vjetra me naftë kurse si masë që do të ndërmarrë qeveria, një program afatgjatë të mbjelljes së pemëve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale