SARANDE - Një biznesmen 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në pranga ka rënë Sokol Luftiu banues në lagjen Nr. 2, Sarandë.

Sipas policisë arrestimi i tij y krye për shkak se gjatë kontrollit të OSHEE-së në lokalin e tij u konstatua lidhja e paligjshme në rrjetin elektrik. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje të energjisë elektrike".

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)