SARANDË- Mbrëmjen e së enjtes, në Sarandë nisi edicioni i shtatë i festivalit të Këngës dhe Valles për Çamërinë, një organizim i përvitshëm.

Minella Kureta, Mjeshtër i Madh, drejtor i festivalit tha se për tri netë do të interpretojnë 20 ansamble dhe shoqëri kulturore nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia.

Tingujt e muzikës popullore e kanë shndërruar qytetin në një oaz argëtimi edhe për pushuesit e gjendur në këtë periudhë.

Natën e parë u paraqitën grupet e bashkisë së Sarandës, Shkupit dhe ansambli "Ded Gjon Luli" i Tuzit, nga Mali i Zi.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)