SARANDË - Saranda ka arritur pikun e pushuesve vendas dhe të huaj, por kjo ka sjellë edhe një rritje të madhe të çmimeve të konsumit dhe hotelerive. Bashkia e Sarandës ka nisur kontrollet për të shmangur abuzimet me pushuesit për çmimet e fjetjes nga ana e pronarve të hoteleve.
Vetë kryetari i Bashkisë së Sarandës ka bashkëbiseduar me pushuesit për korrektesën dhe kushtet e hoteleve.
“Të mos abuzohet me çmimet, sepse kur ka shumë kërkesë edhe oferta duhet të jetë më e madhe dhe çmimet duhet të jenë më te ulëta dhe jo si ndodh në disa që mund të abuzojnë. Një abuzim i një biznesi me. Një abuzim i një biznesi me çmimet prish imazhin e një qyteti.” shprehet kryetari i bashkisë Stefan Çipa gjatë një bisede me pushuesit
Pertej çmimeve që ofrohen për pushuesit e huaj dhe vendës Saranda mbetet një oaz pushimi për bukuritë natyrore dhe gatimet tradicionale. Në këto ditë gushti Saranda ka pritur një fluks të madhë pushuesish që zgjedhin jo vetëm plazhet publike, por edhe gjithë plazhet përgjatë rivierës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO