Një i kërkuar ndërkombëtar me nënshtetësi greke është prangosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës.

52-vjeçari, Theordhor Demiris, ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge, u ndalua nga policia shqiptare në afërsi të një hoteli në qytetin bregdetar.

Tashmë pritet nisja e procedurave për ekstradimin e tij në vendin fqinj.