SARANDE-Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një person pasi posedonte me vete lëndë narkotike të llojit “Heroinë”.

Kastriot Jonuzaj u kap pranë zonës së quajtur “Plazhi i Ri”, Sarandë.

Gjatë kontrollit, të tij i janë gjetur dy qese plastike të cilat përmbanin 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar si "Heroinë".

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

U sekuestruan

- 20 doza lëndë narkotike të dyshuar si "Heroinë",
- 3 aparate celularë,
- 14.000 lekë të rinj.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, neni 283 i Kodit Penal "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com