SARANDË - Seksioni Kundër Krimit Financiar në Komisariatin e policisë së Sarandës ka vënë në pranga dy doganierë në pikën kufitare të Qafë Botës dhe një person të tretë duke finalizuar me sekse operacionin e koduar "Kamping".
 
Dy doganierët e arrestuar, Shpend Kuçi dhe Gjon Marku akuzohen nga policia për kontrabandë mallrash dhe shpërdorim detyre. Në prangat e Policisë së Sarandës për kontrabandë ka rënë edhe Vangjel Paço i cili kontrabandonte mallra për kamping.
 
Arrestimi i këtyre personave sipas policisë u krye pasi Shpend Kuçi dhe Gjon Marku me detyre doganierë me mosveprimet e tyre kanë lejuar Vangjel Paçon që të kalojë pa paguar detyrimet doganore mallra të ndryshme për kamping me vlerë disa mijëra euro.
 
Policia e Sarandës bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)