SARANDË - Dy persona të armatosur me kallashnikov e çifte kanë hyrë në banesën e familjes Beqiri. Aty ndodhej emigranti Fatjon Beqiri 23 vjeç bashkë me dy prindërit dhe një kushëri. Grabitësit e pamaskuar e kanë qëlluar me qytat e armëve 23-vjeçarin, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia.

Pasi e kanë dhunuar 23- vjeçarin, grabitësit kanë marrë 1500 euro dhe 3 celularë. Gjatë largimit autorët kanë thyer xhamat dhe pjesë të automjetit tip “Benz” të familjes Beqiri dhe kanë çarë me bajonetën e armës gomat.
 
23-vjecari Beqiri ndodhet ne spitalin e Sarandës, pasi ka plagë të shumta në kurriz dhe gjoks.

Policia ka deklaruar se dy autorët janë identifikuar dhe se janë Saimir e Qerim Brahimi. Mësohet se pas ngjarjes ata kanë kaluar kufirin për në Greqi. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)