Saranda furnizim më të mirë me ujë
këtë verë, problem ende ujërat e zeza

Saranda furnizim më të mirë me ujë<br />këtë verë, problem ende ujërat e zeza
SARANDË-Saranda drejt zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm. Ndërsa ujërat e zeza, vazhdojnë të derdhen në det.

Kohët e fundit në qytetin e Sarandës janë prerë të gjitha rrugët për të shtruar tubacionin e ri të ujësjellësit, ndërkohë që ky qytet prej vitesh ka pasur problem me ujin. Këtë vit pritet që të ketë një përmirsim të situatës për furnizimin me ujë.

Edhe zonat të cilat detyroheshin të furnizoheshin me bote këtë vit kanë mundësin e furnizimit nga rrjeti. Sipas Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës, janë duke u bërë testimet e fundit dhe pritet që Saranda të furnizohet deri 16 orë me ujë.

Por shtrimi i rrjet të ri të ujësjellësi ka dëmtuar rrugët e qytetit, por sipas drejtorit të UKS, rrugët pritet të shtrohen para sezonit turistik.

Ndërsa për ujërat e zeza drejtori është shprehur se janë të kushtëzuar që për momentin t’i derdhin në det sepse janë disa difekte të cilat kanë nuk janë riparuar akoma. Pritet që edhe kjo problematikë të gjejë zgjidhje sa më parë.

‘’Është rritur ndjeshëm mundësia e furnizimit të popullatës. Dy ditët e fudnit kemi testuar, dhe kemi dhënë 16 orë ujë. Tani sa i përket shkarkimit të ujërave të ndotura, aktualisht kemi një defekt ku është dëmtuar një segment. Por për sezonin turistik, nuk do të ketë më derdhje në det, të ujërave të zeza’’,-u shpreh Sheme Luka, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës. 

Për momentin ujrat e zeza vazhdojnë të derdhen në kanalin e Çukës, pasi edhe impianti për trajtimin e tyre akoma nuk është marrë në dorëzim përfundimisht nga drejtoria e Ujësjellës Kanalizimet e Sarandës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë