Saranda zonë e kuqe, 9 të infektuar në një ceremoni mortore, mjeku: Shmangni varrimet e festat, kurba ka arritur kulmin/ Mbyllen kopshte në Vlorë e Gjirokastër

Muaji nëntor ka shënuar numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19 në bashkinë e Sarandës, ndaj autoritetet shëndetësore e kanë cilësuar "zonë të kuqe".

Specialisti i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Miltiadh Çondi tha për Report Tv se aktualisht janë 87 raste aktive.

 “Kjo kurbë është në rritje edhe në nëntor. Nga 77 që kishim në shtator, në 102 raste vetëm në këto 15 ditët e para e muajin nëntor që do të thotë se zë afërsisht  rreth 45.3 % të të gjithë rasteve që kemi patur deri tani ne rrëthin e Sarandës”, shprehet Miltiadh Çondi specialist në OSHKSH.

Mosrespektimi i masave dhe protokolleve të përcaktuara vlerësohet si shkaku kryesor i përhapjes së virusit.  

“Kurba është në rritje dhe  pothuajse mendojmë se duhet të jetë në maksimum. Më tepër se kurrë duhet patur kujdes të shmngin sa më shumë grumbullimet dhe të mbajnë maskën dhe i mbron në masën  mbi 90% sepse nga eksperienca që kemi patur deri më tani. Ne shpërthimet i kemi pas në rastet e vdekjeve. Konkretisht në Konispol që nga bjë vaki që ka ndodh aty kemi nxjerrë 9 raste pozitëvë nga të cilat një është në gjëndje të rëndë”, thotë Çondi.

Në qytetin bregdetar janë mbyllur një sërë institucionesh, si çerdhja dhe kopshti Nr. 3, Gjykata e rrethit Sarandë dhe Zyra e Punës.

Mbyllet nga ISHSH kopshti Numër 2 në Vlorë. Kopshti është hera e dyte që mbyllet brenda një muaji. 2 punonjese rezultojne pozitive me COVID. Për 6 punonjës të tjerë pritet përgjigje e tamponit por kanë simptoma të COVID. Fëmijët e këtij kopshti do të qëndrojnë në shtëpi deri më 30 nëntor. Në total, në qytetin e Vlorës dhe të Orikumit janë 4 kopshte të mbyllura.

Në qytetin e Gjirokastrës është mbyllur këtë të hënë janë mbyllur sot dy kopshte, "Rreze Drite" dhe "Soros 1". Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Arsimit, e cila thekson se fëmijët dhe stafi i "Sorros" do të qëndrojnë në shtëpi deri më 30 nëntor. Ky është kopshti i tretë që mbyllet në Gjirokastër brenda një kohe të shkurtër

COVID-19 prek edhe burgun e Bënçës në Tepelenë, ku 5 të dënuar janë prekur me koronavirus dhe janë transportuar për në burgun e Shën Kollit.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm