COVID në Shqipëri/ 507 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orë! Mbyllen 3 fasoneri dhe gjykatat e shkallës së parë dhe e apelit në Gjirokastër!

COVID në Shqipëri/ 507 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orë! Mbyllen 3 fasoneri dhe gjykatat e shkallës së parë dhe e apelit në Gjirokastër!

Ambulancat te Spitali Infektiv

Shifrat e koronavirusit vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2384 testime prej të cilave 507 kanë rezultuar pozitivë.

I lartë mbetet dhe numri i viktimave ku fatkeqësisht këtë të mërkurë kanë humbur jetën 11 persona.

Shtohet numri i personave të cilët marrin trajtin në terapi intensive dhe në intubim. Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore  507

Të shëruar ne 24 orë  140

Të shtruar në spitale   363

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore       2384

Testime totale  146,188

Raste pozitive    25,801

Raste të shëruara 12,493

Raste Aktive      12,718

Humbje jete            590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  6229

Durrës  1094

Fier         971

Korçë                 776

Shkodër  742

Elbasan   650

Lezhë      559

Vlorë       559

Berat       378

Kukës      306

Gjirokastër     330

Dibër      124

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
Pas Gjirokastrës dhe Tiranës, Saranda pezullon gjykatat për 2 javë për shkak të COVID

Pas Gjirokastrës dhe Tiranës, edhe Saranda ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit të gjykatave në këtë qytet.

Ky vendim ka ardhur pasi dy prej punonjësve të Gjykatës së Sarandës kanë paraqitur simptoma të koronavirusit.

Veprimtaria gjyqësore do të pezullohet për një periudhë 2 javore.

Duke qenë para faktit se dy punonjës në Gjykatën e Sarandës kanë paraqitur simptoma klinike të Covid19 si dhe vlerësimit të Shefit të Sherbimit të Epidemiologjisë  dhe Shëndetit Mjedisor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Sarandë, Miltjadh Condi, u vendos:

1. Pezullimi i veprimtarisë gjyqësore për një periudhë dy javore duke filluar që nga data 12 nëntor 2020.   

2.Dezinfektimin e ambjenteve të Gjykatës.

3. Marrjen e mostrave  të të gjithë punonjësve. Për rrjedhojë nisur nga këto kushte të krijuara Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë vendosi:

1. Pezullimin e veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkak të situatës së krijuar nga infektimi i punonjësve me virusin Covid19 për një periudhë të pacaktuar duke filluar nga data 11.11. 2020 deri në një vendim të dytë, me përjashtim të veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore që lidhen me cështje të natyrës së ngutshme ( cështje penale dhe civile për të cilat dispozitat proceduriale parashikojnë se duhet vendosur  brenda 14 ditëve nga regjistrimi i cështjes në Gjykatë)si dhe për cështje penale në të cilat afatet e paraburgimit janë në përfundim.   

2. Përvec rasteve përjashtimore seancat e gjykimeve do të anulohen nga sekretaret gjyqësore dhe do të bëhet planifikimi i ri në datën dhe orën e urdhëruar nga gjyqtari.

3. Përvec rasteve përjashtimore procedurat e shortit të zakonshëm do të pezullohen dhe do të shirtohen vetëm rastet urgjente. 

4. Sekretarja e gatshme do të bëjë pranimin dhe regjistrimin në regjistrat fizikë të të cdo akti që depozitohet në Gjykatë në lidhje me cështje të natyrës së ngutshme.

5. Në rastet kur gjyqtari i planifikuar ka pengesë ligjore për gjykimin e rastit urgjent të njoftojë zëvendëskryetarin për shkakun dhe në rast të justifikuar zëvendësohet me gjyqtarin pasardhës në urdhër, i cili do të njoftohet nëpërmjet kancelarit dhe në mungesë të tij nga sekretarja e gatshme. 

6. Kur mungon sekretarja e gjyqtarit të gatshëm ajo do të njoftojë zëvendëskryetaren për shkakun e mungesës dhe do të zëvendësohet nga sekretarja e gjyqtarit pasardhës në grafik. 

7. Rinisja e plotë e veprimtarisë gjyqësore do të njoftohet në vijim.

 

Ora 14:56
Situata e COVID, 50 mësues pozitiv në Korçë, 20 në Pogradec

Vijon të rritet ndjeshëm numri i mësueseve të infektuar nga Covid 19 në qarkun juglindor të Korçës.

Janë 50 mësues pozitivë me corona virus në Bashkinë e Korçës, 20 në Pogradec ndërkohë që 30 të tjerë janë raste të shpërndara në qytetet e tjera të rrethit.

Sipas procedurës mësuesit e infektuar pasi vendosen në karantinë të menjëhershme, u merret tamponi rasteve të kontaktit dhe bëhet zëvendësimi nga mësues në listën e portalit.

Bashkia e Korçës kohët e fundit ka bërë thirrje edhe për mësues vullnetarë.

Ndërkohë janë 8 nxënës të infektuar me Covid 19 në Pogradec, konfirmon DSHP, po ashtu mendohet të jenë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët nuk janë duke shkuar nëpër institucionet arsimore.

Pavarësisht numrit të lartë të mësuesve të infektuar, DSHP nuk pranon që institucionet arsimore të jenë kthyer në vatra infeksioni.

Që prej fillimit të pandemisë e deri me tani janë infektuar rreth 220 mësues në të gjithë qarkun.

Ora 11:19
Infektimet me COVID, mbyllen 3 fasoneri, Gjykata e Apelit dhe e Shkallës së Parë në Gjirokastër

3 fasoneri janë mbyllur në 24 orët e fundit në qytetin e Gjirokastrës, pas infektimve me COVID të punonjësve.

Edhe gjykata e Apelit në këtë qytet është mbyllur, për shkak se një prokuror dhe 2 gjyqtarë janë prekur nga koronavirusi.

Gjykata do të qëndrojë mbyllur deri më 25 nëntor, përjashtuar këtu zhvillimet e seancave të planifikuara për masa sigurimi.

Koronavirusi ka detyruar edhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër që të mbyllë aktivitetin e saj.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë gjykatë janë prekur 3 gjykatës dhe 2.

Kjo ka detyruar kreu e kësaj gjykate të ndërpresë dhe të mbyllë aktivitetin deri në 23 nëntor.

Mbyllja e Gjykatës së Shkallës së Parë vjen 5 orë pas mbylljes së Gjykatës së Apelit në këtë qytet.

Rjedhimisht të gjitha seancat e planifikuara janë shtyrë ndërkohë që do të funksionojë vetëm një gjykatës për rastet e masave.          

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja