SARANDE – Pronari i një lokali nate në qytetin e Sarandës është plagosur me thikë. Pesë persona kanë qëlluar me sende të forta në kokë dhe disa herë me thikë, 39-vjeçarin Rudin Haxhia, pronar i pub “Ecuador”. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4, në ambientet e lokalit të natës rreth orës 06:00 të këtij mëngjesi.

Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një grindjeje mes palëve.

Haxhia ka marrë plagë të rënda në mushkëri si pasojë e goditjeve të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në kryeqytet.

Haxhia i ka shpëtuar disa atentateve që i janë bërë më parë, me armë zjarri dhe lëndë ekslpzive. 

Redaskai Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)