Sarandë – Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The last bag”, duke arrestuar një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve.

I riu me inicilaet K.S. u kap më 19 qershor 2025, në lagjen nr. 1 të qytetit, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet. Nga veprimet hetimore rezulton se një ditë më parë, më 18 qershor, ai kishte kryer një tjetër vjedhje në të njëjtën lagje, duke marrë 114 000 lekë nga një automjet tjetër.

Sipas Policisë, 29-vjeçari synonte kryesisht automjetet e turistëve, ku përqendrohej në çantat e lëna brenda tyre, duke marrë vetëm para dhe sende me vlerë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij kriminale, pasi dyshohet se është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin bregdetar.

Materialet për rastin janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.