SARANDE - Rreth 300 banorë të fshatit Mursi në Komunën Xarrë të rrethit Sarandë, kanë protestuar në orët e drekës së sotme në rrugën nacionale Sarandë-Qafë Botë. Shkaku ka qenë një veprim i ndërmarrë nga punonjës të CEZ shpërndarja që suprimoi energjinë elektrike, tek disa familje të fshatit Mursi të cilët sipas tyre, nuk kishin paguar energjinë përgjatë dy muajve të fundit.
Kanë qenë gjithsej katër automjete që mbanin firmën e CEZ-it, të cilat kanë hyrë në fshat duke qëndruar aty për gati dy orë. Tetë punonjësit e CEZ-it që ishin pajisur me pinca dhe instrumente të tjera të nevojshme për heqjen e rrymës elektrike në disa familje, janë ndeshur me irritimin e banorëve, të cilët kanë kërkuar rikthimin e saj në mënyrë të menjëhershme.
Refuzimi i punonjësve të CEZ-shpërndarja, hasi në një reagim mjaft të ashpër prej banorëve të Mursisë, të cilët u shtuan në numër, përgjatë minutave të ardhshme, në mbështetje të bashkëfshatarëve të tyre të cilët ngelën korrent.
Punonjësve të CEZ-it nuk u është lejuar dalja nga fshati duke u mbajtur peng dhe për këtë banorët e irrituar, kanë bllokuar përkohësisht rrugën nacionale Sarandë-Qaf-Botë për 60 minuta.
Është dashur ndërhyrja e Policisë së Sarandës, që situata të normalizohej dhe punonjësit e CEZ-it të liroheshin nga pengmarrja e 300 banorëve të Mursisë.
Banorëve ju bashkua edhe kryetari i Komunës së Xarrës Dhimo Kote, i cili ka qenë në një gjatësi vale me protestuesit të cilët kanë thënë se energjia elektrike, do të paguhet kur fuqia të jetë brenda normave pra 200-220 volt dhe jo sa tani ku nuk shkon më tepër se 90 volt.
“Asnjë pagesë nuk do të kryhet tek CEZ nëse ky i fundit, nuk përgjigjet për dëmet e shkaktuara në orenditë shtëpiake dhe në biznese si pasojë e mungesës së fuqisë së rrymës elektrike”, është shprehur për A1 Report kreu i Komunës së Xarrës, Dhimo Kote.
Situata tashmë është normale dhe banorët e Mursisë, janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke u larguar nga rruga.
(pn/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com