Sarandë/ Dhunë ndaj policisë, ndërtim pa leje e të dehur në timon, arrestohen tre persona

 Sarandë/ Dhunë ndaj policisë, ndërtim pa leje e të dehur në timon, arrestohen tre persona

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej të arrestuarve është vetëm 16-vjeç, V.B banues në Sarandë. Ai është vënë në pranga për shkak se pas një konflikti banal me E.Ç ka dëmtuar edhe efektivin e policisë V.A i cili kishte ndërhyrë për t'i ndarës. Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit S.B dhe F.B (50 dhe 20 vjeç) për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

I arrestuari tjetër është B. B., 52 vjeç, banues në Delvinë. Arrestimi i tij u bë pasi  u kap në rrugën e quajtur "Kthesat e Gajdarit" duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në gjendje të dehur.

I arrestuari i tretë i policisë së Sarandës është L. Ç., 54 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i tij u bë në plazhin e Himarës, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa lejen e organeve përkatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK