Sarandë, kremtohet në Xarrë ‘Festa e
Mandarinës’, i bashkohet e Panariti

SARANDE- Prodhimi dhe kultivimi i mandarinës prej vitesh është mjeti kryesor i jetesës për banorët e Xarrës në Sarandë. Ndaj për këtë arsye është vendosur që në datën 7 dhjetor të kremtohet “Festa e Mandarinës”, duke u kthyer në këtë mënyrë në një traditë që synon më së shumti reklamimin e këtij fruti.
 
I pranishëm në këtë festë që përkon edhe me kulmin e sezonit te vjeljes ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili ndër të tjera nuk nguroi t’i përvishej punës dhe të vilte mandarina.
 
Panariti pohoi se duhet punuar më shumë që mandarinat e Xarrës të bëhen pjesë e tregut europian.
 
Kryekomunari i Xarrës, Dhimo Kote, pohoi se eksportet janë në nivele të kënaqshme, ndërsa shtoi se tregu kosovar ka kërkesë gjithnjë e në rritje për mandarinat e Xarrës.
Xarra ka mbi 85 mijë pemë agrume, nga të cilat 75 mijë janë mandarina. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 janë mbjellë me agrume mbi 160 hektarë tokë të rinj. Sot janë 269 fermerë në zonë që kultivojnë mandarinat.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri