Motori i ‘Shqiponjave’ përplaset me makinën e italianit, plagosen 2 policë! Kishin shkuar të asistonin policinë e Sarandës (EMRAT)

Motori i ‘Shqiponjave’ përplaset me makinën e italianit, plagosen 2 policë! Kishin shkuar të asistonin policinë e Sarandës (EMRAT)

Foto ilustruese

Dy efektivë të forcave “Shqiponja” u përfshinë në një aksident rrugor me një automjet të drejtuar nga një shtetas italian, rreth mesnatës në Qafë-Gjashtë të Sarandës. 

Policët të cilët mbetët të plagosur, Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta, udhëtonin me motorin që përdorin forcat Shqiponja të Tiranës, pasi kishin shkuar në qytetin bregdetar për të asistuar policinë e Sarandës gjatë fluksit të sezonit veror. 

Efektivët e plagosur po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës, ndërsa Adrian Meta pritet të  futet në sallën e operacionit pasi ka thyer një gisht të dorës.

S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos