SARANDE - Policia e Sarandës ka arrestuar një elektricist si të implikuar në plantacionin e drogës të zbuluar 3 ditë më parë.
Punonjësi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 43-vjeçari me inicialet R.I ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë për godinën ku kultivohej kanabisi në fshatin Xarrë të Sarandës.
Sipas policisë mësohet se godina ku kultivohej droga vidhte 550.000 lekë të vjetra energji elektrike në ditë.
Sera ku kultivohej lënda narkotike ndodhej brenda një plantacioni mandarinash në katin e nëndheshëm të një godine dykatëshe dhe lënda narkotike rritej me rreth 1 mijë llamba elektrike me voltazh të lartë në një hapësirë rreth 1 mijë metra katror.
Mësohet se gjatësia e bimës narkotike shkonte nga 50cm deri në 1 metër e vendosur në vazo të vogla.
Policia e Sarandës zbuloi plantacionin e nëndheshëm të kultivimit të kanabisit në 25 mars ku u arrestuan në flagrancë 7 trafikantë nga rrethe të ndryshme të vendit.
Në prangat e policisë kanë rënë, Fabjon Ruko, Eduart Kapaj Sali Lapardhaja, Fabjon Dema, Edison Hoxhaj, Ladi Nikolla, Elidon dhe Dashnor Alushi pronarët e godinës ku u gjet plantacioni.
Pamjet e fokusuara në ambientet brendshme të këtij laboratori tregojnë se kultivuesit ishin ekspertë dhe kishin të gjithë bazën e nevojshme materiale për kultivimin e lëndës narkotike, në këtë serë bashkëkohore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO