Sarandë, prindërit e të miturës së abuzuar padisin të dashurin e saj: Kërkon të trafikojë vajzën

Sarandë, prindërit e të miturës së abuzuar padisin të dashurin e saj: Kërkon të trafikojë vajzën

Familja e 17-vjeçares të abuzuar seksualisht ka ngritur padi ndaj të dashurit të saj Gentian Ruçi, 34 vjeç duke e akuzuar se ai ka marrë me dhunë vajzën e tyre minorene me qëllim për ta trafikuar dhe e ka mësuar që të bëjë kallëzim të rreme kundër familjes dhe personave të tjerë.

Report Tv siguroi padinë e Vullnet dhe Elida Bekteshi, prindërit e vajzës 17-vjeçare që akuzoi se ishte abuzuar nga një 72-vjeçar dhe dy persona të tjerë. Sipas padisë së prindërve, vajza e tyre është abuzuar nga i dashuri dhe mashtruar nga ai me pretendimin se ai do ta merrte për nuse, por në fakt sipas padisë së atyre ai ka pasur si qëllim ta trafikonte atë jashtë  shtetit.

Në padinë e prindërve theksohet gjithashtu se Gentian Ruçi kishte probleme me ligjin dhe për këtë ka ndryshuar edhe emrin.

Prindërit theksojnë në kallëzim se vajza e tyre ka ndryshuar që kur 34-vjeçari, e cila fillo të bindte cigare dhe të kishte një fjalor të papërshtatshëm, gjë që nuk kish ndodhur më parë.

Babai mohon që të ketë abuzuar me vajzën e tij, por gjithashtu mohon edhe abuzimin e saj nga 72-vjeçari duke thënë se Bajram Tusha është ish-krushku i tyre, babai i bashkëshortit të vajzës së madhe, i cili ka vdekur.

 “Ai ka ardhur ta kërkojë vajzën tek ne, por nuk kemi qenë dakord për shkak se vajza ishte e vogël në moshë. Më vonë krijoi lidhje fshehurazi me vajzën dhe e bindi të largohej nga banesa. Vajza më tha në telefon se ishte në Durrës. Pas tre ditësh shkova në shtëpinë ku ata po rrinin dhe Gentian Ruçi më kërcënoi “Do t’i heq nofullat, largohu” dhe nuk e la vajzën të takohej me mua. Më vonë mësova se ai kishte probleme me ligjin dhe kur kishte qenë jashtë shtetit kishte ndërruar edhe emrin. Më thoshin se do ta shesin vajzën jashtë shtetit sepse ajo nuk kupton mirë Kam shkuar edhe në polici dhe kam mësuar se ai kishte një lidhje tjetër në Itali. Na kërcënonte në telefon, vajza u kthye por ai prapë e kërcënonte. Një ditë qëlloi me gurë në banesë deri sa vajza u detyruar e iku prapë me të. Ai e ka çuar vajzën në polici duke bërë deklarime sikur ishte abuzuar nga unë si babai i saj që kurrë nuk është e vërtetë. Dua të di çfarë pune ka bërë në emigracion dhe pse e ka ndryshuar emrin. Dy ditë pasi kthye në shtëpi vajza pinte cigare dyshojmë se i ka dhënë simulantë pasi ajo nuk pinte para se të ikte, fliste me fjalë të pista”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal të prindërve të të miturës.

17-vjeçarja ka akuzuar 72-vjeçarin se ka abuzuar me të prej vitesh dhe se dy persona të tjerë që janë fqinj të tyre. Në një lidhje telefonike për Report TV si e ëma dhe i ati e kanë mohuar në mënyrë kategorike abuzimin me të miturën dhe për këtë denoncim ia kanë hedhur fajin të dashurit të saj. Ndërkohë që disa ditë më parë Gjykata e Sarandës e ka pajisu 17-vjeçaren e abuzuar me urdhër mbrojtje nga prindërit duke mos lejuar këto të fundit t'i afrohen vajzës së tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë