Rreth 7 pushues janë gjendur në vështirësi në mes të detiti teksa ishin duke udhëtuar me motor në brigjet e Himarës në Sarandë.

Policia bën me dije  se turistët ndodheshin në një mjet lundrues i cili ka pësuar defekt dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra larg nga bregu i Bunecit.

Fatmirësisht pushuesit janë shpëtuar nga policia kufitare e cila i ka transportuar në breg.

‘Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi V.Q., i cili kërkon ndihmë, pasi sëbashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një mjet lundrues që ka pësuar defekt teknik (fikje e motorrit) dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të 7 shtetasve:A.L., 26 vjeç, S.V., 45 vjeç, C.C., 49 vjeç, M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali, T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit”
thuhet në njoftimin për mediat.

kontrrolle me skafe policia

kontrrolle me skafe policia

kontrrolle me skafe policia

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com