Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës orët e pasdites së kësaj të mërkure. Një atentat me armë zjarri ndaj një automjeti me të cilin udhëtonin dy kushërinj me njëri tjetrin është rregjistruar në aksin  rrugor "Delvinë-Bistricë". Si pasojë e breshërisë së plumbave nga autorë ende të paidentifikuar kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën Emeid Haxhia 28 vjeç, i cili ka marrë dëmtime me 2 plumba në këmbë bashkë me Rudin Haxhian 38 vjeç, i cili është dëmtuar me 5-plumba në pjesën e shpatullës dhe 1-plumb në këmbë të dy - djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në vendin e quajtur "Shtreg", nga një automjet "AUDI", persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit "Volskëagen" ku udhëtonin kushërinjt. Mjeti "Volskëagen" me targë: AA945JG (në pronësi të: B.Ll. 30 vjeç, banues në Vlorë) drejtohej nga Emeid Haxhia,

Të dy këta persona janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia  ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Rudin Haxhija është pronari i një diskoje në qytetin e Sarandës madje ka qënë pre e atentateve edhe më parë të cilët policia thotë se kanë qënë 4.

Rudin Haxhia
(Rudin Haxhia)


Ja njoftimi i policisë
Rreth orës 15:45, në aksin rrugor "Delvinë-Bistricë", në vendin e quajtur "Shtreg", nga një automjet "AUDI", persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit "Volskëagen".
 
Mjeti "Volskëagen" me targë: AA945JG (në pronësi të: B.Ll. 30 vjeç, banues në Vlorë) drejtohej nga shtetasi:
Emeid Haxhia, 28 vjeç, i cili ka marrë dëmtime me 2 plumba në këmbë bashkë me shtetasin tjetër të quajur: Rudin Haxhia, 38 vjeç, i cili është dëmtuar me 5-plumba në pjesën e shpatullës dhe 1-plumb në këmbë (të dy - djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë).

Shtetasit e dëmtuar janë nisur në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.
 
Policia  ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.
 
Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)