SARANDË-Policia ka arrestuar pronarin e një supermarketi në lagjen nr. 4, pasi gjatë kontrollit që i është ushtruar i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me qumësht me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të pa pajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.
 
I arrestuari është biznesmeni Shaqir Halo 43 vjeç, banues në Delvinë, ndërsa kishte supermarket në Sarandë.

Halo pas arrestimit është marrë në pyetje për të mësuar se ku i ka marrë 180 kanaçet me qumësht.
 
Ai akuzohet për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe fshehjen e të ardhurave.
 
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale të parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com