SARANDË - Strategjia zhvillimit të turzimit dhe planifikimi i rregullimit të territorit në zonat bregdetare të detit Jon, ishte tema e një takimi që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në qytetin e Sarandës.
Korrespondentja e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Laureta Roshi, bën të ditur se, Kryeministri i vendit, Edi Rama, deputetë të qarkut të Vlorës, ministra të qeverisë, kanë zhvilluar në qytetin bregdetar, bashkë me drejtues vendore të qarkut të Vlorës.
Zhvillimi i turizmit ka qënë kryefjala e takimit të kryeministrit të vendit, Edi Rama, ku të pranishëm përveç deputetëve ishin edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, dhe ai i çështjeve vendore, Bled Çuçi.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Fondit të Zhvillimit Shqiptarë të cilët ishin gjithashtu bashkë organizatorë të këtij takimi.
Mësohet investimet në sektorin e turizmit pritet të kapin shifrën e 1.2 miliardë lekëve. Prioritet mendohet të jenë investimet në infrastrukture dhe në monumentet e kulturës.
Siç bëhet e ditur, një ndër pikat kryesore që pritet të diskutohet janë edhe prishja e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare Vlorë-Sarandë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com