SARANDË- Një varkë-pedalon, me tetë minorenë brenda, ka rrezikuar të mbytet në det në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën ujore përballë "Disko Afrikës" rreth 0.7 milje larg nga bregu i deti. Për fat të mirë të tetë fëmijët janë shpëtuar nga policia kufitare, e cila  kanë dhënë ndihmën që duhej duke shpëtuar të gjithë fëmijët që ndodheshin në këtë pedalon, pa probleme për shëndetin e tyre.

Sipas policisë, varka ka rrezikuar të mbytej për shkak të mbingarkesës në barkë dhe dallgëve të forta të detit.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com