Rreth 54 kg e 80 gram lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar këtë të  martë nga policia e Sarandës, ndërsa janë arrestuar edhe  dy persona.
 
Policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua në fshatin “Sheleger’ në banesën e 55-vjeçarit Alfred Tusha i cili tashmë është vënë në pranga.
 
Krahas tij është arrestuar edhe 23-vjeçari Klajdi Tusha i cili po ashtu është banues në fshatin Sheleger.
 
Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

droge sarande


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com