Shkak i sherrit ka qenë banesa e Gjinit, e cila sipas tij është uzurpuar nga Gjon Marku. I plagosuri akuzon se vendimi i gjykatës nuk ka qenë i drejtë, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti.
Të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa kanë sqaruar ngjarjen në një prononcim nga spitali i Sarandës. Mark Gjini dhe bashkëshortja e tij kanë rrëfyer momentet e dhunës dhe konfliktin e vjetër me fqinjin.
“Gjoni, që është kryetar i PD në Borsh, na ka ardhur në shtëpi, nuk është hera e parë qe ai na dhunon. Ai thotë se nuk pyet për drejtësi. Ku është policia që të na mbrojë ne, pse policia nuk e kap këtë person. Ai e ka marrë shtëpinë time me anë të prokurorisë dhe gjykatës e cila e ka ndihmuar atë dhe unë sot ndodhem jashtë në rrugë” thotë ai.
Ndërsa Lule Gjini thotë se ishin 5 persona që u zunë pritë dhe i goditën me sëpatë dhe sende të forta. “Isha në punë bashke me burrin. Na ka ardhur Gjoni bashkë me gruan e cila më ka kapur për flokësh dhe më ka gjuajtur. Kanë qenë edhe fëmijët e tyre dhe kunata. Ka ardhur një komshi dhe na ka ndarë. Lajmërova policinë, e cila ka ardhur për dy orë ndërkohe që burri ishte në gjendje të rëndë”.
Të dyja familjet kanë ardhur prej disa vitesh në Jug të vendit nga Veriu. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
I plagosuri Mark Gjini

Bashkëshortja e Mark Gjinit
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

VIDEO










