Shtohen rastet e fëmijëve të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht në rrethin e Sarandës. Shtëpia e fëmijëve jetimë, e quajtur zyrtarisht si Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë, ka sot në gjirin e saj 35 fëmijë që trajtohen në mënyrë permanente nga pasojat e dhunës që është ushtruar ndaj tyre prej familjarëve apo të afërmve.
Vetëm për tre muajt e fundit, 35 fëmijë kryesisht të komunitetit rom, janë paraqitur në këtë institucion nga Policia dhe organizata të ndryshme, për t’u trajtuar, pasi kanë qenë objekt shfrytëzimi dhe dhune nga ana e prindërve të tyre.
Për drejtoreshën e këtij institucioni, Adriana Kushta, një psikologe që ndodhet në organikën e Shtëpisë së Jetimëve, punon intensivisht me këtë kategori fëmijësh ku gjurmët e dhunës psikologjike janë ende të pranishme në mënyrën e sjelljes së tyre.
Fëmijët që trajtohen në këtë institucion, i përkasin moshës 5-15 vjec dhe mjaft prej tyre, janë kontigjent i rrugëve që shfrytëzohen nga prindërit për të lypur apo siguruar bukën e gojës, përmes formave të tjera.
/Shqiptarja.com