Sarandë, tritol makinës së
oficerit gjyqësor Altin Abduli

Sarandë, tritol makinës së<br />oficerit gjyqësor Altin Abduli
SARANDE - Makinës së oficerit të policisë gjyqësore në prokurorinë e Sarandës i është vënë eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 pranë pallatit ku banonte oficeri i policisë gjyqësore  Altin Abduli në lagjen nr 3 të Sarandës, ku kishte makinën të parkuar.
 
Gazetarja e A1 Report e Shqiptarja.com Laureta Roshi informon se  tritoli i ishte vendosur në krahun e majtë të makinës, në krahun e shoferit.  Burime nga policia i kanë thënë gazetares tonë se sasia e tritolit ishte e vogël dhe mendohet se mund të jetë paralajmërim për ndonjë nga çështjet që po  hetonte.

Makina ishte parkuar përballë pallatit në rrugën kryesore, rrëzë trotuarit të spitalet kur ka ndodhur shpërthimi.

Policia ka nisur veprimet hetimore dhe bëhet e ditur se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Janë dëmtuar edhe xhamat e një farmacie aty pranë. Në momentin e shpërthimit oficeri i policisë gjyqësore  Altin Abduli ka qenë në banesën e tij me familjen, pjesëtar të së cilës janë dhe dy fëmijë të vegjël.

sarande
(Në foto: Copezat e makines se demtuar nga shperthimi)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë