SARANDË - Një 37 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si hajdut serial I disa vjedhjeve të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në disa qytete të Shqipërisë.
E fundit ishte vjedhja e një çante me 6000 euro në dhomën e një hoteli në Ksamil ndërsa në Sarandë ka tentuar të të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 37 vjeçari hyn në dhomën e hotelit nga ballkoni dhe më pas del me çantën me lekë në dorë.
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Serial thief”, duke arrestuar shtetasin Arif Mançe, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera gjatë muajit dhjetor 2024 dhe në ditët e para të janarit 2025.
Sipas hetimeve, më 4 janar 2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, A.M. vodhi një çantë me 6000 euro nga ambientet e një hoteli. Po atë ditë, në lagjen nr. 4, Sarandë, ai tentoi të vidhte sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit.
'Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial thief”. Vodhi një çantë me 6000 euro në një hotel dhe tentoi të vidhte në një automjet të parkuar, identifikohet dhe arrestohet shtetasi Arif Mançe, me precedent penal për vjedhje.
37-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në qytete të tjera.', njofton policia.
Nga kamerat e sigurisë dhe hetimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte i përfshirë në katër raste të tjera vjedhjesh
Më 13 dhjetor 2024, në Durrës, tentoi të vidhte në një banesë dhe vodhi një celular.
Më 8 dhjetor 2024, në Tiranë, kreu vjedhje në një banesë dhe një kioskë.
I arrestuari, me precedent penal të mëparshëm për vjedhje, është nën hetim për raste të tjera të ngjashme që dyshohet se ka kryer.