SARANDE-Forcat e policisë dhe FA kanë shpëtuar tre persona në Kalasë, pasi kanë rrezikuar jetën. Ata po tentonin që të kalonin lumin me zetor, pasi ishte shembur ura, por i mori rrjedha e lumit.

Ndërhyrja e banorëve dhe forcave që erdhën në ndihmë shpëtoi tre personat mbi zetor. “Kape litarin, lidhe fort, mos e lësho, lidhe vajzën” dëgjohen ulërimat në video e siguruar nga Report Tv.

Ne zetor ndodhej drejtuesi së bashku dy vajza, njëra nga të cilat ishte e sëmurë dhe po transportohej në spital. Policia dhe banorët i shpëtuan tre personat mbi zetor me litar. Banorët e fshatit janë bllokuar, pasi ura që u shemb ishte e vetmja rrugë që lidhte zonën me Sarandën.

 

 

 

 

dy.b/shqiptarja.com