Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Qafën e Muzinës në Sarandë në afërsi të fshatit Jorgucat.

Mësohet se flakët kanë zaptuar hektarë të tëra me kullota.

Në vendngjarje, për normalizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve, kanë vajtur 4 mjete zjarrfikëse, ndërsa për fat të mirë nuk rrezikohen banesa.

Deri më tani, rezulton të jenë djegur gjithsej 12 hektarë kullota.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com