Dita Botërore e Veprimit për Mbijetesën e Fëmijëve, "Save the Children" ka shërbyer për t'i bërë thirrje politikbërësve të përshpejtojnë përpjekjet për t'i dhënë fund vdekjeve të fëmijëve nga shkaqe të parandalueshme.
Përpjekjet e bëra në botë në dy dekadat e fundit për të shpëtuar jetët e fëmijëve kanë përgjysmuar numrin e fëmijëve që vdesin nën moshën 5 vjeç, një hap ky i rëndësishëm drejt arritjes së objektivit të katërt të Mijëvjeçarit për Zhvillim mbi reduktimin e vdekjeve të fëmijëve.
Por, pavaresisht këtij progresi, miliona fëmijë në botë çdo ditë po luftojnë për mbijetesë dhe kjo nuk është një luftë e drejtë. Fëmijët të lindur në varfëri kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin para se të mbushin moshën 5 vjeç.
Rreth 100 fëmijë pjesëmarrës nga shkollat 9-vjeçare të Burrelit kane diskutuar sot mbi çështjet e shëndetit dhe mbijetesës me përfaqësues të lartë nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Qarku Dibër dhe Bashkia Burrel, për të sjellë ndryshime konkrete për shëndetin dhe mbijetesën e fëmijëve në Shqipëri.
Si pjesë të kësaj dite, do të inagurohet edhe Qendra Shëndetësore, Komuna Gurrë. Rikonstruksoni i plotë dhe pajisja me materiale e mjete shëndetësore e kësaj qendre u mbështet nga "Save the Children" në kuadër të projektit.
Ky është viti i tretë ku fëmijët shqiptarë i bashkohen kësaj fushate dhe i kërkojnë qeverisë e politikanëve të marrin masa të menjëhershme dhe të angazhohen për të përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për gjithe fëmijët.
ATSH
/Shqiptarja.com