Shpërthimi i puseve të naftës në Marinzë të Fierit ka përkeqësuar situatën e ndotjes në të cilën jetojnë banorët. 

Ambientalisti dhe ish-naftëtari Sazan Guri i ndodhur në Marinzë për të parë nga afër situatën shprehet se gjithcka ka ardhur si pasojë e pakujdesisë gjatë punë për shpimin e pusit. 

Sipas tij Këta banorë kanë 8 vjet që vuajnë ndotjen shumë të lartë nga nxjerrja e naftës jashtë standardeve nga kompania Bankers. 

Sazan Guri thekson se fakti që mosha mesatare e popullsinë në zonën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës tregon se kemi të bëjmë me një ndotje të përmasave katastrofike. Në fshatin Marinzë sipas tij 99% e banorëve kanë karbon në gjak.

Ndërkohë në Marinzë disa prej banorëve kërkojnë të largohen përgjithmonë nga kjo zonë dhe për këtë kërkojnë dëmshpërblimin e banesave dhe pronave në total.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)