Sazan Guri zyrtarisht kandidat për
Bashkinë e Tiranës, dorëzon firmat

Sazan Guri zyrtarisht kandidat për<br />Bashkinë e Tiranës, dorëzon firmat
TIRANË - Sazan Guri i është bashkangjitur listës zyrtare të kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. Dy ditë para përfundimit të regjistrimit të kandidatëve, Sazan Guri ka depozituar në Komisionin Qendror Zgjedhor 5080 firma nga 3000 të nevojshme për të shpallur kandidaturën.

“Sapo dorëzuam firmat nga KQZ. Sipas ligjit duhej që ne duhet të mblidhnim firmat e 3000 firmave. Brenda 10 ditësh mblodhëm mbi 5080 firma. Në fakt mblodhëm 7000, por 2000 kishin probleme Në një shpejtësi rekord arritëm të mblidhnim atë që duhej. Besoj se do vlerësohemi pozitivisht. Besoj se nga ky moment do të jemi kandidatë të Barabartë me kandidatë e tjerë.”- tha Sazan Guri.

Ambientalisti Guri ka regjistruar kandidaturën e tij në emër të partisë Ekologjike Europiane, çka i ka mundësuar.
 
Pas Gjergj Bojaxhiut, Sazan Guri është kandidati i dytë i regjistruar që do të garojë përballë Erion Veliaj të mbështetur nga mazhoranca dhe Halim Kosovës i mbështetur nga opozita.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas